Arrestohet ish-ministri dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë: Dëmtuan buxhetin e shtetit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, njoftoi se është finalizuar një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, pas një hetimi disamujore të Policisë së Kosovës, bazuar në të dhëna të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas tij, janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë, përfshirë edhe një ish-ministër (F. I.), si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të tjera, përfshirë kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës (J. M.). Të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës.

Sveçla theksoi se lufta kundër korrupsionit po jep rezultate konkrete dhe se askush nuk është mbi ligjin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu