Arrestohet polici nga Gostivari, dyshohet se ka vjedhur 25,000 € dhe ar në vlerë të 50,000 € nga Stacioni Policor

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një zyrtar policor nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur ar dhe para që ishin sekuestruar gjatë bastisjeve të Policisë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është arrestuar edhe një person, i cili dyshohet se e ka blerë arin.

“Më 03.07.2025, në orën 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar zyrtarin policor D.S. (51) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 353 dhe 354 – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal. Ai nga dollapi në Stacionin e Policisë, ku ruheshin gjësendet e marra nga bastisjet, në të cilat kishte marrë pjesë si i punësuar në krim-teknikë në SP Gostivar, ka vjedhur rreth 25.000 euro dhe stoli ari në vlerë prej rreth 50.000 euro. Kontrolli në objektin e Stacionit Policor të Gostivarit u krye nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, në prani të ekipit hetimor dhe udhëheqësisë së SPB Gostivar. Po ashtu, në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar arrestuan I.Sh. (32) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “fshehje”, përkatësisht se ka blerë stolitë e arit të vjedhura”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu