Ditën e sotme është vënë në pranga ish- pronari i Universitetit Privat “Kristal”.
Në pranga është vënë, Ahmet Muça në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria dhe miratuar nga Gjykata e Tiranës.
Ahmet Muça prej dy muajsh mësohet se ishte vënë nën hetim në akuzën e “falsifikimit të diplomave”. /albeu









