Arrihet marrëveshja, Barcelona pranon ofertën e Juventusit për Suarez

Lajm i fundit nga Spanja: Barcelona ka pranuar një ofertë të Juventusit për kartonin e Luis Suarez. Siç raporton Goal, që siguroi dhe intervistën e Messit si ekskluzivitet, zyrtarizimi i Suarez si futbollist i Juventusit do të vijë shumë shpejt.

Nuk është arritur të zbulohet shuma me të cilën Juventus dhe Barcelona kanë rënë dakord për kartonin e Suarez, por paga e sulmuesit uruguaian dihet: 10 milion euro në sezon.

33-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë mbi 30 milion euro, përfshirë dhe bonuset. Një marrëveshje që shumë shpejt do të zyrtarizohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu