Arrihet marrëveshja, Higuaini largohet nga Juventusi për 54 milionë euro

Arrihet marrëveshja, Higuaini largohet nga Juventusi për 54 milionë euro Pëlqej0
Milani dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje në vlerë 54 milionë euro për Gonzalo Higuainin, me interesimin e Chelseat për argjentinasin që me sa duket ka marrë fund.

Sulmuesi argjentinas duket i gatshëm t’i japë fund qëndrimit të tij dyvjeçar në Torino, duke e kompletuar kalimin te rivali, Milani.

Sipas mediave italiane, dy klubet kanë arritur marrëveshje për 30-vjeçarin pas një periudhe negociatash intensive.

Kuqezinjtë do t’ia paguajë Juves plot 18 milionë euro për ta huazuar sulmuesin, me opsion për ta blerë atë përfundimisht verën e ardhshme për një shumë shtesë prej 36 milionë euro.

Gazzetta dello Sport pohon se, megjithatë, Higuain mbetet i pavendosur se a të kalojë në Milan apo jo. Por, ka shpresa se ai mund të bindet. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu