Arsenal 1-1 Atletico Madrid: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Topçinjtë kanë lëshuar nga duart një fitore të sigurt në ndeshjen e parë të luajtur para tifozëve të tyre në Emirates, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Wanda Metropolitano.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (61′) për skuadrën e Arsene Wengerit, ndërsa për skuadrën e Diego Simeones shënoi Antoine Griezmann (82′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi i Arsenalit, Lacazette, i cili u vlerësua me notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Sime Vrsaljkon që u vlerësua me 5.0.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.4, respektivisht 7.2.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu