Arsovska: Në Çair po ndërtohet ilegalisht me shpejtësi marramendëse gjatë fundjavës?!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka hedhur akuza të reja ndaj Komunës së Çairit dhe kryetarit të saj Visar Ganiu, duke denoncuar ndërtime të paligjshme në rrugën e “Plastikave”, pa leje dhe pa dokumentacion të rregullt.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Arsovska shkruan se vetëm ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe kompania energjetike EVN kanë vepruar sipas kërkesave për ndalimin e ndërtimeve ilegale, duke ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit dhe rrymës. Ndërkohë, sipas saj, Komuna e Çairit “është zhdukur” edhe pse dihet publikisht se nuk ka lëshuar leje ndërtimi për objektin në fjalë.

Dikush le t’i telefonojë ministrit të Transportit, Aco Dubai Nikollovski, për t’ia kujtuar se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë ka kompetenca edhe në Shkup, njësoj si në Dellçevë e Makedonska Kamenicë – apo do të shtiret se nuk është i informuar?”, shkruan Arsovska me ironi.

Ajo paralajmëron publikimin edhe për pubikimin e 20 rasteve të tjera të ngjashme, duke akuzuar drejtpërdrejt Visar Ganiun për një rekord negativ:

“Që nga e hëna, ndiqni 20 raste të reja kriminale, me të cilat Visar Ganiu e ka të garantuar hyrjen në librin e rekordeve Guinness!”

Sipas saj, në Çair ndërtohet pa kontroll, me shpejtësi marramendëse dhe me heshtjen apo miratimin e pushtetit lokal.

“Objektet në këtë komunë lindin si kërpudha brenda një fundjave”, përfundon Arsovska.
Nga ana tjetër, Komuna e Çairit dhe Visar Ganiu nuk kanë reaguar ende ndaj akuzave të fundit. Por përplasjet mes Arsovskës dhe strukturave komunale në Çair po thellohen, duke nxjerrë në pah jo vetëm kaosin urbanistik, por edhe krizën e besimit ndërinstitucional. Flaka


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu