Arsyeja e divorcit, Albi Nako zgjodhi prindërit para dashurisë, nuk pendohet

Koreografi i njohur Albi Nako ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku foli për atë që ka qenë një prej temave më të nxehta të showbiz-it shqiptar muajt e fundit: ndarjen e tij nga balerina Klaudia Pepa.

Pasi shprehu disa herë hapur vlerësimin e tij për Pepën si artiste ashtu edhe si njeri ‘fenomenal’, Naku u pyet nga Ermal Mamaqi se për çfarë arsye ai nuk hoqi dorë nga jeta e tij në Tiranë, për të ndjekur partneren e tij e cila vitet e fundit po ndërton një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

‘Pas rrugëtimit të Klaudias në Itali, nuk kishte më asnjë kuptim kthimi i saj këtu. Pse nuk sakrifikova unë? Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri dhe me shumë sakrifica nga dy prindërit e mi, që sot janë në moshë të thyer. Unë jam djalë i vetëm në atë shtëpi dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do t’I abandonoja prindërit e mi dhe t’i lija ata të braktisur, derisa ata të kenë frymë.’- u shpreh Albi Nako.

‘Unë kam një motër që jeton prej 25 vitesh në Amerikë. Familja ime gjithë këto vite e ka parë më shumë se 10 herë. Nuk e gëzuan si fëmijë. Mendo ata të mos më kishin dhe mua, unë e quaj fatkeqësi shumë të madhe që dy prindër të kenë fëmijë dhe mos t’i gëzojnë.’- rrëfeu koreografi i televizionit ‘Klan’./xing


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu