Artan Grubi: BDI-ja dhe Ali Ahmeti ia sollën fitoren Pendarovskit

Deputeti i BDI së Artan Grubi i uroi fitoren Pendarovskit duke theksuar se fjalimi i tij i sotëm si president ishte tejet i qëlluar. Ai e përshëndeti zotimin e tij për bashkimin e të gjithë politikave dhe gjithë palëve të tjera. Ai shpeson që sa më shpejt Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Grubi ende insiston që BDI ishte faktori kryesor që ia solli fitoren Stevo Pendarovskit, pavarësisht se kryeministri e demantoi dhe i kërkoi BDI së që të mos krekoset.

“Ne jemi faktori që i solli fitoren Pendarovskit. Fituan politikat e Ali Ahmetit dhe BDI së që i promovojmë prej vitit 2004”, tha Grubi.

I pyetur për mungesën e kryeministri në inagurim, Grubi tha se “Ali Ahmeti ishte prezent sot, ndërsa për Zoran Zaevin nuk dua të komentoj, i ka arsyet e veta”, tha Pendarovski”. /SHENJA/


2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu