Artan Grubi: Ja se si do të zgjidhet kryeministri i parë ‘Shqiptar’ (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në një intervistë për Televizionin Sitel lidhur me idenë e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për ‘kryeministrin e parë shqiptar’, ka sqaruar se dilema e krijuar në opinion se Bashkimi Demokratik për integrim nuk ka 61 deputet apo vota për të zgjedhur një ‘kryeministër shqiptar’, mund të zgjidhet shumë lehtë, njëjtë siç u zgjodh gjatë emërimit të kryeparlamentarit shqiptar, kur njëjtë edhe aso kohe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kishte 61 vota të nevojshme në kuvend, por megjithatë Talat Xhaferi u zgjodh kryetar kuvendi.

“Ju e dini që BDI nuk kishte 61 vota në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Por me konsensus u siguruan votat e nevojshme që Talat Xhaferi të zgjidhet kryetar kuvendi. Po ashtu edhe Zoran Zaev nuk i fitoi zgjedhjet në vitin 2016 dhe kishte vetëm 49 deputetë dhe duhej të bënte kompromis me partitë e tjera politike që të fiton postin e mandatarit për Kryeministër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për atë, me politikën konsensuale që e solli BDI, qoftë në zgjedhjet lokale apo ato presidenciale, vlerësojmë që konsesualiteti do të mbizotëron dhe se do të arrijmë qëllimin tonë që të kemi KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR”, theksoi mes të tjerash Grubi.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu