Artisti shqiptar Alkent Pozhegu kësaj radhe portretizoi me fara Joe Biden, bën jehonë në mediet ndërkombëtare

Artisti shqiptar, Alkent Pozhegu, kësaj radhe portretizoi me fara dhe kokrra kandidatin e demokratëve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Joe Biden.

Pozhegu që hyri në librin Guiness për artin e tij të veçantë, bëri jehonë në mediet ndërkombëtare për portretin e tij të fundit.

Imazhi i tij u zgjodh si fotografia më e mirë në mesin e medieve si The Guardian dhe The Telegraph.

Pozhegu edhe më parë kishte protretizuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, këngëtaren me prejardhje shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si dhe këngëtaren Rita Ora.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu