Sebastian Giovinco nuk di të ndalet. Pasi ka udhëhequr Toronto-n drejt titullit në Majo League Soçer, sulmuesi italian vazhdon të magjepsë edhe në Champions League-ën e Concacaf, ku luajnë ekipet e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe të Karaibeve. Në sfidën e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve kundër meksikanëve të Tigres, “Milingona Atomike” ka realizuar një gol me goditje dënimi, që është edhe specialiteti i tij dhe ka regjistruar rekordin e radhës.
Pasi ka fituar 2-1 në shtëpi, në ndeshjen e kthimit të luajtur në fushën e Tigres, Giovinco është ngjitur në katedër kur ndeshja ishte në barazim 1-1. Një gol me goditje dënimi për italianin që ka qenë vendimtar për formacionin kanadez, që ka siguruar një vend në gjysmëfinale edhe pse është mundur 3-2.
Siç ka vënë në dukej “Tuttosport”, ai i realizuar kundër Tigres ka qenë goli i 15-të me goditje dënimit për ish-juventinin që nga koha që ai është transferuar në Amerikën e Veriut në 2015-ën. Një mesatare mbresëlënëse për 31-vjeçarin, i cili shënon një gol me goditje dënimi çdo 508 minuta, me një përqindje prej 9.7%.
Dhe shifrat flasin qartë për një futbollit që ka shënuar më shumë 60 gola deri tani përtej oqeanit. Për sa i takon goditjeve të dënimit, Giovinco ka bërë edhe më mirë se dy fenomenët Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në fakt, duke marrë parasysh të njëjtin hark kohor, nga 2015-a deri më sot, askush nuk ka shënuar më shumë se ish-lojtari i Juventus. Messi është ndalur në 12 gola me goditje dënimi, ndërsa Pjanic dhe Neymar kanë shënuar 9, Dybala 8 dhe Ronaldo 7. Një rendiment i jashtëzakonshëm, por që nuk e ka ndihmuar të fitojë një vend në kombëtaren e Italisë. Ëndërr e shuar? Giovinco beson akoma, vazhdon të shënojë me goditje dënimi dhe jo vetëm.
Giovinco #HazlaGrande pic.twitter.com/i6fDCo22M5
— Versayeska (@Versayeska) March 14, 2018










