As sot s’ka takime të Kurtit me Presidentin Thaçi dhe me Isa Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot nuk do të takohet me Presidentin e vetin Hashim Thaçin e as me të parin e LDK’së Isa Mustafën. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka.

“Sot nuk është planifikuar takim i z.Kurti as me presidentin Thaçi as me z.Mustafa. Nuk është planifikuar takim”, deklaroi Manxhuka për ‘RADIO 1’.

Ndryshe Albin Kurti mbrëmë pas dy ftesave nga presidenti Thaçi për takim, të cilat i refuzoi, u pa në koktejin e fundvitit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ prej nga foli për mos realizimin e takimeve me Thaçin.

“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti mbrëmë.

Kurti ka shtuar se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtojë nenet që janë përmendur.

“Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu