Aleanca për Shqiptarët thekson se përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të nëpërkëmbet edhe në institucionet ku udhëheqin shqiptarët.
Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili kontrollon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend.
“Institucioni në fjalë që ka për obligim të kontrolloj zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ku si institucion shumica e të punësuarëve duhet të jenë shqiptar. Parashtrohet pyetja se si kuadri i BDI-së me anë të punësimeve të nacionaliteteve tjera do të kontrolloj zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe ku në vendet kyçe udheheqëse punësohen maqedonas.
Në konkursin me numër: 242/2019 për punësimin e 5 të punësuarëve gjithësej janë punësuar 3 të nacionalitet maqedonë, një është I punësuar shqiptar dhe një i nacionalitetit romë. Këshilltar shtetërore për lekturim – të nacionalitetit maqedonë. Këshilltar shtetëror për bashkëpunim qeveritar dhe marrëdhënie me publikun – të nacionalitetit maqedonë. Shefi i Njësisë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, Sektori për mbështetje të Drejtorit – të nacionalitet maqedonë.
Shefi i njësisë për lekturim, Sektori i përkthimit dhe lekturimit – shqiptar. Bashkëpunëtor për monitorimin, promovimin dhe mbrojtjen e përdorimit të gjuhës, Sektori për Planifikim, Koordinim dhe Zhvillim – të nacionalitetit romë. Është shumë e saktë se përfaqësimi dhe denigrimi i shqiptarëeve në institucionet shtetërore vazhdon.”, reagon ASH.