ASH: Don’t call me 20%: Nëse nuk mund ta përkrahni këtë nismë tonën, atëherë të paktën mos na pengoni!

Të nderuar ndjekës dhe përkrahës së kësaj kampanje,

Fillimisht, na lejoni që t’iu falënderojmë për mbështetjen dhe motivin që na jepni në misionin tonë. Qëllimi i kësaj kampanje, para se të jetë politike është humane dhe shumë fisnike. Është nismë qytetare, që ka për qëllim sensibilizimin e opinionit, brenda dhe jashtë vendit, rreth një çështjeje shumë të ndjeshme që po i mundon shqiptarët e Maqedonisë.

Ne besojmë se fuqia e sovranit është pakufizuar, prandaj nëpërmes kësaj kampanje dhe përkrahjessë madhe që po gjejmë tek Ju, do të arrijmë të bëjmë presionin e nevojshëm ndaj atyre që bëjnë politikën vendore dhe na përfaqësojnë në institucionet e shtetit. Të bëjmë presionin e nevojshëm që çështja që kaq vite me radhë na mundon dhe nënçmon, të zgjidhet njëherë e mirë.

Mesazhet tona do të dërgohen edhe përfaqësuesvetë shteteve tjera të akredituara në Maqedoni, sidomos atyre më me ndikim në politikën vendore, SHBA dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që të binden në kërkesën fisnike të popullit shqiptar. E themi “të binden” sepse mendojmë se ky është momenti më i përshtatshëm për ta zgjidhur çështjen aktuale të përfaqësimit të popullit shqiptar si nocion kombëtar dhe jo si përqindje, duke kërkuar që presioni ndërkombëtar të jetë më i madh ndaj institucioneve relevante politike.

Tani që veçmë është hapur procedura për ndryshimet kushtetuese dhe po pritet nga qeveria që të dorëzojë propozim amandamentet, që duhet të diskutohen dhe votohen, ne e cilësojmë si momentin e duhur për ta zgjidhur çështjen tonë dhe të fillojmë të ndërtojmë një shtet me shoqëri të barabartë. Duam diçka shumë të thjeshtë dhe esenciale. Të quhemi Shqiptarë dhe gjuha jonë të quhet Gjuha Shqipe në Kushtetutën e vendit ku jetojmë dhe ku jemi të shumtë në numër. Me ndryshimet e këtilla të kushtetutës, fiton populli shqiptar dhe ndërkohë, nuk humb asnjë popull tjetër. Kërkesë shumë natyrale për çdo popull në botë.

Falënderojmë përzemërsisht, të gjithë qytetarët, personazhet publike dhe ato të jetës akademike që na mbështesin.

Falënderojmë mediumet shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, për mbulimin mediatiktë kampanjës dhe trajtimin serioz të saj. Kjo na motivon akoma më shumë.

Falënderojmë edhe përfaqësuesit politik shqiptar nga opozita dhe anëtarësinë e tyre. Janë të shumtë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa që na përkrahin publikisht. Kemi përkrahës edhe nga shumë anëtarë të partisë shqiptare në pushtet, BDI. Andaj i bëjmë apel krerëve të kësaj partie që ti bashkohen nismës sonë dhe bashkë me partitë tjera shqiptare, që ta çojnë drejt fundit këtë çështje. Të mos bëjmë edhe në të ardhmen gara politike me premtimet e njëjta si në këto 27 vite.

Nëse nuk mund ta përkrahni këtë nismë tonën, atëherë të paktën mos na pengoni!

Ju respektojmë pafundësisht!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu