ASH e Taravarit: Pa VMRO-në VLEN nuk do të ekzistonte, shihemi në raundin e dytë!

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit i është kundërpërgjigjur koalicionit VLEN në lidhje me mosrealizimin e censusit në komunat Gostivar dhe Vrapçisht, duke thënë se “pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike”. Ata thonë se AKI ka marë mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i.

Në vijim reagimi i plotë i ASH – Taravari:

Deklaratat e fundit të VLEN janë shprehje dëshpërimi dhe përpjekje për të fshehur dështimin e tyre të thellë në zgjedhje. Qytetarët ua kthyen shpinën për manovra politike, për mungesën e vizionit, sinqeritetit dhe lidhjet e tyre të hapura me struktura që kanë vepruar kundër interesave shqiptare.

VLEN në këto zgjedhje u dëshmua se nuk ka mbështetjen e shqiptarëve. Me votat e VMRO-së ndoshta shpëtuan diku, por moralisht janë rrëzuar. Pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike.

Bojkoti i censuseve në Gostivar e Vrapçisht ishte thikë pas shpine për kandidatët e tyre – që u përdorën si kurbanë. Arben Taravari fitoi bindshëm sepse qytetarët zgjodhën dinjitetin dhe jo pazaret politike në dëm të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët, së bashku me partnerët, mori mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN – një verdikt i qartë i sovranit.

Në vend që të shpikin justifikime, VLEN duhet të reflektojë: pse humbën terren, pse mbetën pa njerëz, dhe pse askush nuk u beson më.

Shihemi në raundin e dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu