Presidenti amerikan, Donald Trump, u kërkoi kombeve të civilizuara që t’i jepnin fund gjakderdhjes në Siri, pasi kishte urdhëruar fillimisht sulme ajrore kundër një baze ajrore të forcave qeveritare siriane.
‘’Sulmi që urdhërova ishte kundër bazës ajrore nga ku ishin nisur avionët që kryen sulmin kimik. Nuk ka dyshime se Siria ka përdorur armë të ndaluara’’, deklaroi presidenti
“Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të përjetojë një tmerr të tillë”, ka thënë Trump.
Sulmi është aksioni i parë ushtarak i drejtpërdrejt që SHBA-ja ka ndërmarrë kundër regjimit të Bashar al-Assad në luftën që duket se nuk ka fund.
‘‘’Ky veprim është vital për interesin e sigurisë kombëtare të Amerikës për të parandaluar përhapjen e përdorimit të armëvë kimike’’, shtoi Trump.
Donald Trump ka thënë se Assad ka marre jetët e burrave, grave e fëmijëve të pashpresë, se edhe ‘bebet e bukura janë vrarë në mënyrë brutale’.
Aksioni ushtarak konkret amerikan vije disa ditë pas sulmit vdekjeprurës me agjentë nervor në qytetin Khan Sheikhoun, që çoi në vdekje të agonizuar të 86 personave, në mesin e të cilëve ishin të paktën 27 fëmijë.