Asnjë takim me diplomatët amerikanë: Kurti tregon takimet që pati sot në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Mynih, ka thënë se është takuar me lider e diplomat të ndryshëm, por ne mesin e tyre nuk është asnjë zyrtarë i lartë amerikan.

Kryeministri Kurti, përmes Twitter’it ka shkruar së është takuar me disa diplomatë të ndryshëm, por që nga këto takime nuk figuron asnjë takim me diplomat e politikan amerikan.

Kryeministri ka publikuar foto nga takimet e ndryshme, si me kryeministrin sllovak, kryeministrin e Kroacisë e presidentin e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu me kryeministrin bullgar Borissov, dhe diplomatin e lartë britanik Richard Moor.

Kurti është refuzuar nga dy diplomatët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe Pihilip Reeker, krejt kjo vjen pasi ai nuk ka larguar taksën 100% ndaj Serbisë.

Kryeministri Kurti në parim është pajtuar që ta heq taksën 100%, mirëpo ka paralajmëruar që si zëvendësim ndaj kësaj ta vendos reciprocitet ndaj Serbisë.

E kjo gjë nuk ju ka pëlqyer amerikanëve, Grenell ka deklaruar se nuk dëshiron nga Kosova as vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Një gjë të tillë e ka poguar edhe vetë, kryeministri Kurti.

“Nuk kam pasur kësaj radhe takim me ambasadorin Grenell këtu. Këtu kam takime bilaterale të aranzhuara më herët. Por jam në kontakt me Grenell, të cilin përndryshe e kam takuar dy herë më herët”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu sot gjatë ditës është raportuar se ambasadori Grenell dhe asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do ta takojë Kurtin pa e hequr tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë një dinamikë të jashtëzakonshme pasi që Presidenti Trump emëroi të dërguar të tij në këtë proces, ambasadorin Grenell. Deri më tash, janë arritur tri marrëveshje e duket se edhe të tjera janë në proces e sipër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu