Ndrenika, i cili ishte pjesëmarrës në konferencën për shtyp u pyeti sa i përket Asosacionit të Komunave Serbe, shpjegoi se:
“Përveçse ka një tejkalim të kompetencave apo fuqive që jep Kushtetuta, ose më saktë planin, dashalig për ne shqiptarët, i presidentit finlandez Marti Ahtisari, por fatkeqësisht i domosdosshëm që të arrihej një status i tillë, Asosacioni përbën dhe një tejkalim të një plani të kahershëm me 6 pikaa të ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban ki Moon që në një lojësh të Lëvizjes Vetëvendosje asokohe quhej “Sban, Ski, Smun”.
Ai plan lejonte serbët të qeverisnin më shumë se sa një qeveri normale në Kosovë dhe me autoritet të plotë nga Beogradi duke përfshirë edhe vendosjen e kryetarëve të gjykatave ku jetojnë serbë, apo të shefave të policisë. Asosacioni, me fuqitë ekzekutive që merr, por që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese të Kosovës në dhjetor të 2015, është praktikisht një projekt për ndarjen e Kosovës.
Zonjën Osmani e pyeta saktësisht, pa hyrë në emërtesa vendbanimesh, një pjesë e mirë e veriut të Kosovës, veriperëndimit, që është Zveçani, Zubin Potoku, Lebosaviqi, pjesa e veriut të Mitrovicës e pastaj zbret Novobërdës, kap një rajon të fshatrave të Gjilanit dhe menjëherë në Graçanicë. Është një pjesë që e shkëput Veriun dhe Lindjen e Kosovës dhe nëse numërojmë 1,2,3 duke hequr pjesën lindore të Kosovës me këtë ndarje, çfarë do të bëhet me Luginën e Preshevës?!“, u shpreh Ndrenika.
A rikthehet sërish ndarja?
Denion Ndrenika: “Absolutisht! Asosacioni, edhe i kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është ndarje. Fuqitë ekzekutive të kryetarëve të komunave nuk pengojnë në vendosjen e urave të komunikimit drejtpërdrejtë me Beogradin. Praktikisht, nesër mund të kërkojnë një enklavizim me karakteristika më të larta se ato të Bosnjes për shkak se Bosnja ka Marrëveshjen e Dejtonit që nuk e lejon të ndahen. Ndërsa në Kosova ata të kërkojnë autonomi. Dhe kjo do të jetë e rrezikshme.“









