Asparagusi – bima që sjell deri 20.000 € fitim për hektar në Ballkan!

Asparagusi po shndërrohet në një nga kulturat që po tërheq fermerët në Ballkan. Kjo bimë shumëvjeçare, që jeton 15–20 vjet, ka kërkesë të madhe në treg, ndërsa rendimenti për bimë të rritura mund të arrijë rreth 1 kg për bimë, duke sjellë fitime të konsiderueshme, përcjell INA.

Ekspertët bujqësorë vlerësojnë se një hektar asparagus i mirëmbajtur mund të sjellë deri në 20.000 euro fitim, ndërsa kultura vazhdon të prodhojë për vite me radhë pa nevojën e rimbjelljes. Ky potencial ekonomik e bën asparagusin një investim strategjik për fermerët në Serbi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Përfitimet kryesore të kultivimit të asparagusit përfshijnë:

Çmim i lartë – konsiderohet perimë luksoze me kërkesë të madhe në treg.

Jetëgjatësi e bimës – pasi mbillet, jep rendiment për shumë vite, duke ulur kostot për rimbjellje.

Prodhim i qëndrueshëm – me kujdes të duhur, korrja mund të vazhdojë për 15–20 vjet.

Specialistët theksojnë se për të pasur rendiment optimal, duhet të mbahen disa lastarë për rigjenerim, të zgjidhet toka e duhur dhe të sigurohet diell i mjaftueshëm. Me pak investim dhe durim, asparagus mund të kthehet në një biznes bujqësor shumë fitimprurës në Ballkan.

Ku kultivohet më shumë asparagusi?

Në botë, prodhuesit më të mëdhenj janë: Kina, Gjermania, Italia, Spanja, Franca, SHBA dhe Peru. Në Evropë, kultura është më e përhapur në Gjermani, Itali, Spanjë, Francë, Poloni dhe Holandë. Në Ballkan, Serbia është vendi më i avancuar në kultivim, ndërsa Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova po shfaqin rritje të interesit për këtë kulturë fitimprurëse.

Si mbillet asparagus?

Nga rrënja ose fidanët: Zakonisht nuk mbillet nga farat, por nga rrënjët e gatshme ose fidanët.

Në rreshta: Bimët vendosen me distancë 30–40 cm ndërmjet tyre dhe brazda 20–30 cm e thellë.

Kujdes gjatë korrjes: Vitin e parë dhe të dytë nuk korrret për t’i lejuar bimës të forcohet. Korrja fillon nga viti i tretë dhe vazhdon për 15–20 vjet.

Kushtet optimale: Tokë e lehtë dhe e kulluar, diell i plotë dhe pak lagështi; disa lastarë lihen gjithmonë për rigjenerim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu