Një grua që pretendon se parashikoi saktë fillimin e pandemisë Covid-19 dhe fitoren në zgjedhje të Donald Trump ka një tjetër parashikim të frikshëm – dhe këtë herë ka të bëjë me Iranin dhe luftën e vazhdueshme në të cilën janë përfshirë SHBA dhe Izraeli.
Jessica Adams shqyrton me imtësi hartat astrologjike dhe lëvizjet qiellore për të parashikuar ngjarjet në të ardhmen dhe është e njohur për arritjen e disa rezultateve çuditërisht të sakta në të kaluarën.
Adams thotë se ajo zotëron aftësi intuitive.
Tani, ajo ka një tjetër parashikim për Iranin në vitin 2026, pasi më parë kishte thënë se “harta e botës do të rivizatohet” këtë vit.
“Tabela astrologjike e Iranit tregon liri”, deklaroi ajo.
Për vitin 2026, ka një muaj që do të dallohet sipas astrologes, dhe ai është qershori.
Adams thotë: “Është e mundur të shihet se fati është me familjet, me historinë, trashëgiminë dhe kulturën e Iranit – në qershor 2026. Në fakt, është në nivelin më të lartë në 12 vjet”.
Bëhet e ditur se ajo përdori tabelën astrologjike të Teheranit të datës 1 prill 1979 për të bërë parashikimet e saj.
Data është kur Ajatollah Khomeini e shpalli Iranin Republikë Islamike.
“Nuk mund të ketë një kohë më të mirë për Iranin dhe kjo është qershori i vitit 2026”, përfundon astrologia. /Telegrafi/










