Atmosferë lufte? Niset për në veri kolona e automjeteve të KFOR-it (VIDEO)

Siç lajmëron televizioni serb RTS, në kolonë ka pasur më shumë xhipa ushtarakë, pastaj kamionë dhe disa autoblinda.

Përndryshe nga komanda e KFOR-it dje është kumtuar se bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara nëpër gjithë Kosovën, përcjell Insajderi.

Pretendohet se ushtrimet po kryhen për ruajtje të gatishmërisë dhe aftësisë operative me të cilat garantohet ambient i qetë dhe i sigurt si dhe liria e lëvizjes. Policia e Kosovës i ka urdhëruar pjesëtarët e saj që t’i ndërpresin pushimet vjetore, ndërsa ministri i brendshëm Bejtush Gashi ka mbajtur një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral majorin Salvatore Couci.

Ata kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe kanë vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu