Në një intervistë në EXPULS, në RTV Ora, Aulona Musta, ndër të tjera sqaron “debatin” që u tha se ndodhi mes saj dhe Arbana Osmanit në portale, muaj më parë.
Pyetjes: “A je pajtuar me Arbanën”, Aulona i përgjigjet me:
“Po unë s’jam zënë me Arbana Osmanin.”
Më pas, ajo rikujton që gjatë kohës kur i gjithë vendi ishte në karantinë, përmes një postimi në Instagram ka thënë se shumë njerëz të njohur nuk po e respektojnë karantinën.
“Ishte diku tek 3 javë pas periudhës së pandemisë, një fundjavë me kohë shumë të mirë dhe të gjithë u larguan dhe unë thashë që nuk më duket e drejtë dhe, po e them këtu, *betohet*, Arbanën nuk e pashë fare. Më vonë, kur dolën këto portalet, pashë që ajo kishte hedhur një foto në rërë, në Durrës më duket, që mund të ishte dhe një foto e realizuar para një vit, siç më duket se ishte, nuk jam e sigurt.”
Duke theksuar se ishte “një trillim i medias”, Aulona thotë se “me Arbanën nuk ka pasur asnjëherë një lidhje të afërt sepse nuk i ka lidhur asgjë.”
“Përshëndetemi kur shihemi korridoreve të ndonjë televizioni, por nuk ka ndonjë gjë për t’u pajtuar sepse nuk jemi zënë ndonjëherë. Përkundrazi, është një nga moderatoret më të mira, për të mos thënë në mënyrë absolute ‘më e mira’, por e vlerësoj si figurë televizive dhe e pëlqej shumë.” – tha Aulona.









