Australia ndalon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Mianmarin

Qeveria e Australisë njoftoi se ka ndaluar projektet e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes me Mianmarin ku ka ndodhur grusht shteti ushtarak. Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne, theksoi se për shkak të intervenimit të ashpër të forcave të sigurisë në Mianmar që shkaktuan vdekjen e protestuesve, kanë ndaluar “programin e bashkëpunimit të mbrojtjes” që kanë zhvilluar me ushtrinë e Mianmarit.

Ministrja Payne gjithashtu vuri në dukje se ndihmat humanitare për pakicat etnike që zhvilloheshin në koordinim me qeverinë e Mianmarit, do të drejtohen tek palë tjera.

Në ndihmat tonë humanitare, ne do t’i japim përparësi rajoneve që kanë nevojë më urgjente dhe tani e tutje, do të sigurojmë që fushatat e ndihmave në Mianmar të kryhen përmes organizatave joqeveritare, jo me qeverinë“, u shpreh ajo.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Ndërkohë Turqia dënoi grushtin e shtetit ndërsa kritika dhe reagime të ndryshme erdhën edhe nga vende të ndryshme perëndimore.

Qytetarët e Mianmarit me 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën të paktën 60 protestues dhe vazhdon burgosja e mbi 1.500 personave të tjerë. Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrestim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu