Australiani bie nga kati i 21-të pak minuta para Vitit të Ri

Një burrë 24 vjeç ka vdekur në Australi pasi ra nga kati i 21-të i një ndërtese. Ngjarja besohet të ketë ndodhur rreth orës 11 e 30 minuta para mesnatës së Vitit të Ri.

Viktima ndodhej në pjesën më të lartë të hotelit “Emporium”, kur ra nga kati i 21-të. Një dëshmitare tha se kjo situatë ishte traumë për të gjithë personat që e panë ngjarjen.

“Ne sapo kishim arritur dhe kishim planifikuar t’i shikojmë fishekzjarrët. Papritmas e dëgjuam një zhurmë afër nesh. Më vonë e pamë burrin që ra fillimisht mbi një kamion dhe më pas në asfalt”, tha dëshmitarja.

“Njerëzit filluan të bërtasin dhe të vrapojnë drejt trupit të tij. Policia erdhi dhe ne i treguan atë që e kishim parë”, shtoi ajo.

Menaxheri i hotelit, Charles Martin, i shprehu ngushëllime familjes së viktimës.

Policia nuk është duke e trajtuar rastin si vdekje të dyshimtë, sepse besohet që burri ka rënë në mënyrë aksidentale, shkruan “Daily Mail”, transmeton InfoShqip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu