Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë 40 imamë, njoftoi kancelari Sebastian Kurz.
Gjatë një konference me zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache dhe ministrin e Çështjeve të BE-së Gernot Blumel, Kurz tha se ky hap është pjesë e masave ndaj “islamit politik”.
Kurz tha se hetimet mbi disa xhami dhe shoqata të kryera nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar dhe se aktivitetet e shtatë xhamive kanë rezultuar të ndaluara, prej të cilave njëra i përket Bashkësisë Islame-Turke (ATIB).
Kancelari austriak shtoi se imamët do të deportohen për shkak të financimit të huaj.
Ndërkohë ka ardhur menjëherë reagimi i ashpër i Turqisë
Zëdhënësi i qeverisë turke Ibrahim Kalın tha se qëllimi prapa vendimit për mbylljen e 7 xhamive në Austri është përfitimi politik duke i margjinalizuar komunitetet muslimane.
“Mbyllja e 7 xhamive dhe deportimi i imamëve nga Austria me arsyetime jobindëse është një nga rezultatet e valës raciste antiislame në këtë vend”. tha Kalim
Une e perkrahi Plotesisht austrine per mbylljen e xhamijave sepse ai qe do xhami le ta beje ne vendin e vet e jo ne vend te huaj.