Ka arritur autobusi me futbollistët e Izraelit në orën 5 e 20 minuta të pasdites në stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet nesër ndeshja midis tyre dhe futbollistëve të Kombëtares Shqiptare.
Por nga një pakujdesi, siç tregon “News 24”, autobusi ka përplasur një shtyllë ndriçimi duke e rrëzuar përtokë këtë të fundit. Futbollistët dhe autobusi nuk kanë pasur dëmtime, por incidenti ka shkaktuar zhurmë dhe të pranishmit janë trembur disi.











