Avdullah Hoti, opozitës: Asociacionin nuk ua solla unë, e gjeta në mesin tuaj

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Asociacionin e gjeta në mesin tuaj,” – tha z.Hoti, ndërsa në Kuvend u dëgjuan deputetët duke reaguar me zhurmë ndaj kësaj fjalie.

Ai tha se një çështje e tillë nuk do të hapej asnjëherë nga qeveria e tij.

Hoti deklaroi se do të diskutohej zbatimi i marrëveshjes që ishte nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015, shumë kohë para ardhjes së tij në pushtet.

“Kurrë informim më të detajuar nuk keni pasë (për dialogun). Këtë gjë bile pranojeni.” – tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu