Avionët ngrihen zhurmshëm nga bazat ajrore. Çfarë po ndodh në Turqi?!

Turqia ka bërë një hap para, duke bërë gati gjashtë avionë luftarakë F-16 këtë mbrëmje, një shfaqje kjo e fuqisë së saj ushtarake.
Avionët luftarakë u ngritën nga Baza Ajrore e Eskisehir rreth orë 7:30 të pasdites me orën lokale, me “zhurmë të madhe”, tha një burim per “Express.co.uk”.

Ato tani po bëjnë prova dhe demostrime ne ajër. Lëvizja vjen vetëm një ditë pasi Ambasadori i Rusisë u qëllua për vdekje në kryeqytetin turk, Ankara, duke ringritur tensionet mes dy vendeve.

Polici jashtë detyrës, Mevlut Mert Altintas ekzekutoi me një armë zjarri Andrei Karlovin të hënën pasdite në një galeri arti. Moska reagoi me tërbim, kur një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse e konsideroi vrasjen si një “akt terrorizmi”.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u tha një ditë më parë se e kishte telefonuar Presidentin Putin me urgjencë, i zënë në panik sapo kishte ndodhur vrasja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu