Avioni amerikan ndërpret ekzekutimin publik të ISIS-it dhe shpëton civilët

Një avion amerikan ka ndërprerë një ekzekutimin publik te Shtetit Islamik duke hapur zjarr mbi militantët dhe shpëtoi civilët ishin planifikuar të vriteshin , tha Ministria  e Mbrojtjes.

Avioni ka ndërprerë ekzekutimin në një qytet sirian duke vrarë një nga xhihadistët me një raketë “Hellfire”, edhe pse të tjerët u arratisën.

Detajet e incidentit të 9 majit u zbuluan të martën nga Ministria siriane e Mbrojtjes, raporton “The Telegraph”.

“Kur fugoni zbriti dy të burgosurit të prangosur para turmës, u bë e qartë se ISIS-i po organizonte një ekzekutim publik”,- tha Ministria në një deklaratë.

Avioni po fluturonte një mision zbulimi kur vuri re një grup luftëtarësh të Shtetit Islamik , në një rrugë kryesore në qytetin Abu Kamal.

Duke pasur parasysh numrin e madh të civilëve të pranishëm,  ushtarët amerikanë nuk mund të sulmoni të gjithë xhihadistët, kështu që vepruan me kujdes duke vrarë vetëm njërin prej tyre, sqaronte ministria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu