Avioni grek nis operacionin për shuarjen e flakëve në jug të Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme në bashkëpunim me palën greke kanë të bërë të mundur ardhjen e një avioni grek i cili do të ndihmojë në shuarjen e flakëve në jug të vendit.

Operacioni që drejtohet nga drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci do të nisë nga mali i Rimit në Dukat fshat, aty ku prej disa ditësh flakët po përparojnë me shpejtësi.

Po kështu do të ndërmerren fluturime edhe në zona të tjera me qëllim shuarjen e zjarrit, ndërkohë që situata mbetet kritike nga jugu në veri të vendit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu