Avioni luftarak amerikan rrezohet në Kuvajt! Pamjet kur dy pilotët hidhen me parashutë (VIDEO)

Një avion luftarak amerikan i tipit F-15 është rrëzuar dhe është përplasur mëngjesin e së hënës në Kuvajt.

Sipas pamjeve të publikuara në platformën X, dy pilotët kanë arritur të aktivizojnë sistemet e sigurisë para përplasjes. Ata janë ulur me parashuta në tokë dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Avioni po merrte pjesë në një operacion për identifikimin dhe neutralizimin e dronëve armiqësorë mbi hapësirën ajrore të Kuvajtit.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu