Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë të paluajtshme në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Avramski, i cili pretendon se ka vizituar personalisht Dubai, deklaron:

“Tani po shkoj në Dubai për punë dhe ai (Zaev) është aty. Atje janë të gjithë. Zaev është aty, edhe ish-ministri, tani lider i SDSM-së (Filipçe), është aty gjithashtu. Unë kam vizituar ndërtesën ku kanë blerë apartamente. Tani Zaev po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai. Këto janë investime të mëdha, miliona euro.”

Sipas VMRO-DPMNE, kjo tregon se “vizat e arta” të Zaevit dhe Filipçes janë marrë mbi bazën e investimeve në pronë, duke ngritur pyetje për transparencën dhe burimet e fondeve të përdorura. Kjo parti ka kërkuar nga ekipi anti-korrupsion i LSDM dhe vetë Filipçe të japin shpjegime publike.

Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga LSDM dhe Filipçe.

Ky rast ka shkaktuar reagime në opinionin publik, duke ngritur dyshime për investime të mëdha të figurave publike jashtë vendit, ndërsa shteti, sipas kritikëve, ka kaluar periudha të vështira ekonomike.

Vërtetësia e këtyre pretendimeve mbetet subjekt i hetimeve të mundshme, ndërsa publiku pret shpjegime nga personat e përfshirë./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu