Azem Vllasi sjell të reja ekskluzive për sulmin ndaj tij (VIDEO)

Avokati Azem Vllasi frikë për jetë kishte deri në vitin ’99.

Nuk e mendonte se kjo do t’i ndodhte në vitin 2017.

“Kam pas frikë më së shumti kur kam dalë prej burgut deri në vitin ’99. Thosha e çojnë dike diku dhe ndreqin diçka e ma marrin shpirtin edhe si doras nuk e çojnë ndonjë Stojan a Jovan por një shqiptar edhe pushteti kur nuk do të reagojë e nuk do zbulojnë fare “, ka thënë ai për “Rubikon” të KTV-së.

“Krejt kjo çka më ka ndodhur mua, për fat të mirë se u zbulua shpejt. Personalisht dhe familja ime nuk kemi pasur asgjë me askënd. Prej vitit ’85 – ‘86 jam në konfrontim politik me nacionalizmin serb, njëherë me Milosheviqin dhe pastaj me këta që po e vazhdojnë politikën e tij, për interesa të vendit e jo personale”, ka thënë Vllasi.

Ai shpjegon se së fundmi iu kishte shtuar frika duke parë fondet ruse.

Vllasi përmend situatën në veri, ku thotë se shteti nuk ka qasje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu