Azerbajxhani krijoi realitet të ri pasi armiku u dëbua

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, sot tha se vendi i tij ka dëbuar Armeninë nga tokat azerbajxhanase, ka krijuar një realitet të ri dhe se të gjithë duhet ta pranojnë këtë. “Ne e kemi dëbuar armikun nga toka jonë dhe kemi krijuar një realitet të ri. Të gjithë duhet ta pranojnë këtë realitet. Njerëzit që jetojnë në Karabak sot janë shtetas të Azerbajxhanit, ata do të shohin se jeta e tyre tani do të jetë më e mirë në shtetin e Azerbajxhanit”, tha Aliyev, duke iu drejtuar kombit.

Në një rezolutë të ashtuquajtur franceze mbi Malësinë e Karabakut, Aliyev tha se Franca, “nëse e duan aq shumë”, mund t’u japë rajonin e tyre jugor të Marsejës armenëve për të krijuar një shtet. Më 23 nëntor, Senati francez miratoi një rezolutë, duke kërkuar njohjen e Malësisë së Karabakut si “një republikë“.

Malësia e Karabakut, është një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit. Ajo u pushtua nga Armenia në vitin 1991 dhe që atëherë ka shkaktuar përçarje të thellë me Azerbajxhanin fqinj. Përplasjet e reja në territor shpërthyen më 27 shtator dhe përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia gjashtë javë më vonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu