Azizi: U Kry! Sot u vendos drejtësia për medresantët

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si fundin e një padrejtësie shumëvjeçare ndaj nxënësve të Medresesë “Isa Beu”.

“U KRY! Ne nuk luajmë me fatin e njerëzve dhe nuk tallemi me ndjenjat e tyre! Çdo premtim që japim, e kthejmë në realitet – pa zhurmë, pa show, me VEPRA!”, – deklaroi Azizi në një postim publik, menjëherë pas votimit të ligjit.

Azizi vlerësoi miratimin e ligjit si një akt drejtësie dhe dinjiteti, që i jep fund diskriminimit institucional ndaj nxënësve të kësaj shkolle fetare, të cilët për vite me radhë ishin të privuar nga njohja e diplomave dhe nga të drejtat e barabarta në arsim.

“Sot mori fund një histori e padrejtësisë, diskriminimit dhe dhimbjes që për vite të tëra e kanë përjetuar nxënësit e Medresesë Isa Beu,” – theksoi Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu