“Babagjyshi” grabit bankën dhe i shpërndan paratë në rrugë, si vepruan kalimtarët

Një person i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri hyri në një bankë në Kolorado duke grabitur aty mijëra dollar. Pasi doli nga banka, ai ndaloi në rrugë duke ia shpërndarë paratë të pranishmëve ndërkohë që i uronte “Gëzuar! Gëzuar!”

Policia ndërhyri menjëherë duke e arrestuar burrin e çuditshëm i cili nuk bëri fare rezistencë.

Një pjesë e të pranishmëve i kthyen paratë në bankë, ndërsa mijëra dollar mbetën në xhepat e të tjerëve që iu gëzuan dhuratës për festa. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu