Babai e përcjell në ditën e parë dhe të fundit në shkollë, 13 vite diferencë (FOTO)

Kjo vajzë ka publikuar në internet foton me babain e vet derisa e përcolli në shkollë, dhe më pas u bënë hit gjithandej.

18 vjeçarja Brittany Gayler, nga Teksas, ka postuar foto në faqen e saj në Twitter, duke treguar atë dhe babain e saj teksa shkonin në shkollë, transmeton lajmi.net

“Babai im më përcolli në ditën e parë të shkollës dhe sot ai më përcolli në ditën time të fundit në shkollë” ka shkruar ajo.

Në ditën e parë të shkollës, babai Jason po e përcillte 5 vjeçaren në kindergarten.

Ai u inspirua nga disa fotografi të vjetra dhe vendosi që të ribëjë dhe një herë të njejtën skenë në ditën e fundit të shkollës të vajzës së tij.

“Ishte e vështirë të mbaja lotët. Ishin çaste emocionuese,” tregon ai për kohën që janë realizuar të dy fotot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu