Babai i Messit thuhet se ka mbërritur në Angli për të biseduar me drejtuesit e Man Cityt për një transferim sensacion në Etihad

Babai i yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, Jorge thuhet se sot (e enjte) do të jetë në Angli për bisedime me drejtuesit e Manchester Cityt.

Kapiteni i Barcelonës do të braktisë klubin e tij të fëmijërisë pas gati 20 vjetësh pas një rënieje të madhe në hierarkinë e klubit.

E ardhmja e tij vazhdon të diskutohet se ku do të jetë, por raportet e shumta të mediave i shohin anglezët e Cityt si favorit për transferimin e tij.

Sipas mediumit TyC Sports, Jorge ka zbritur në Angli për të diskutuar kushtet rreth një transferimi sensacional të Messit në Etihad.

Raportet shtojnë se një marrëveshje dy-vjeçare po vlerësohet nga babai i sulmuesit të Barcelonës.

Drejtori i Cityt, Ferran Soriano ka arritur në kampin e Messit për t’i siguruar ata që City mund të lejojë ta nënshkruajnë atë edhe nëse ata duhet të paguajnë një tarifë transferimi.

Ndryshe, Messi i dërgoi një faks bordin të klubit për t’i informuar ata që dëshiron të largohet këtë verë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu