“Babai im i shtrenjtë”, Elvana Gjata emocionon me urimin për ditëlindjen e të atit

Sot është një ditë e veçantë në familjen Gjata. I ati i artistes Elvana Gjata feston ditën e lindjes, e ajo nuk kishte si mos e uronte publikisht.

“Disiplina , vullneti yt jane frymezim per mua! Te dua sa nuk tregohet. Gezuar ditelindjen Babi im i shtrenit!”– shkruan ajo krah fotos me të atin.

Ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit, dhe me motrën e cila është soprano dhe jeton në Gjermani.

Elvana madje ka kënduar edhe “Shumë urime për ty” së bashku me fansat gjatë koncerit të mbrëmshëm të organizuar nga Noizy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu