Bahtiri: Për të udhëhequr dialogun Albin Kurti është më i favorshëm se Hashim Thaçi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se më mirë do të ishte që shefi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ta drejtonte dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ai në emisionin “Debat Plus” , ka thënë se Kurti ka njohuri dhe është i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces.

“Është i dobishëm nëse do të jetë pjesë e dialogut. Nëse më bëhet pyetje, se në mes Thaçit dhe Kurtit kush do të duhej ta drejtojë dialogun me Serbinë, unë do të thoja Kurti”, ka theksuar Bahtiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu