Kryeministri Albin Kurti para disa ditësh e ndërroi vendbanimin nga banesa doli në një shtëpi private në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë.
U raportua se kjo shtëpi është 500m2 dhe paguan 500 euro për muaj. Mirëpo, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci në emisionin “Click” në RTV21 dha detaje e shifra të reja.
Ai tha se shtëpia që ka marrë kryeministri Kurti nuk është 500m2, por diku rreth 230 m2 dhe nuk paguan më shumë se 250 euro për muaj.
Sipas tij të dhënat janë shifra zyrtare pasi që është “interesuar personalisht” lidhur me këtë çështje./21Media
VIDEO: