Bajram Ajeti, heroi që e inkuadroi ekipin e vet në Ligën e parë suedeze

Në një ndeshje barazhi për inkuadrim në Ligën e parë suedeze, është zhvilluar takimi në mes ekipit Brommapojkarna dhe AFC Eskilstuna. Ndeshja e parë kishte përfunduar në të mirë të ekipit Brommapojkarna, me rezultat minimal 1:0.

Heroi i ndeshjes padyshim se ishte futbollisti shqiptar Bajram Ajeti, i cili për koinçidencë, në fillim të sezonit ishte mu lojtar i Brommapojkarna, ndërsa në këtë takim është dashur të përballet me ish ekipin e tij, informon Albinfo.ch. Pas disa mosmarrëveshjeve, ai largohet nga Brommapojkarna dhe në qershor të këtij viti, bëhet anëtar i AFC Eskilstuna.

Një ndeshje me shumë emocione, pasi Bajrami ishte sfiduar nga ish ekipi i tij, ndërsa rezultati i ndeshjes nga takimi i parë ishte në favor të Brommapojkarna.

Gjithçka po shkonte në favor të vendësve, pasi deri në minutën 75, rezultati ishte 1:1, me golat e shënuar nga Ohman në minutën 39 dhe Nnamani në ate 65.

Ishte Bajram Ajeti, futbollisti vendimtar që ekipin e tij AFC Eskilstuna e shpiu në rangun më të lartë të futbollit sudeze, me një gol të shënuar në minutën 75`. Një gëzim i papërshkruar i Bajramit dhe tifozëve mysafirë.

Pas ndeshjes, Bajrami deklaroi: “Ishte shkruar që unë do të vendosja”. Nga ana tjetër, në ndeshje ka qenë i aktivizuar edhe futbollisti tjetër shqiptar Anel Raskaj, i cili enkas për Albinfo.ch, deklaroi: “Loja ishte shumë emocionuese, pasi në ndeshjen e parë humbëm me rezultat 1:0.

Në ndeshjen e kthimit ishim në disavantazh 1:0 deri minutën 56`, por arritëm të bëjmë kthesë dhe me dy gola si mysafir, ia arritëm qëllimit. Ka qenë një ndjenjë e veçantë, pasi tërë sezonin e kemi dhënë maksimumin dhe mendoj se e merituam inkuadrimin në elitën më të mirë të futbollit suedez. Në këtë ligë zhvillohen ndeshje të forta, me shumë shikues dhe jam shum i lumtur se do të përballemi me këtë realitet, pqasi më pëlqen të luaj kundër skuadrave të mira dhe me shumë tifozë”, ka përfunduar Aneli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu