Balotelli shënon që në debutim me Monzan, i duhen vetëm pesë minuta që të gjejë golin në Serie B

h-sulmuesi i Interit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit me Brescian në mars.

Ai më pas përfundoi kontratën e tij me klubin pas bllokimit nga COVID-19.

Balotelli, tani 30 vjeç, është bashkuar me Monza si lojtar i lirë në dhjetor dhe sot ai bëri debutimin në Serie B.

Sulmuesi italian është në krah me Kevin Prince Boateng dhe ish sulmuesin e Juventusit U23, Dany Mota Carvalho.

Balotellit iu deshën vetëm pesë minuta që të shënojë golin e parë.

Ai u gjend më së miri në zonë kur një harkim erdhi drejt tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu