Banakierja largohet nga puna, i la letër pronarit, ai habitet nga veprimi i saj (FOTO)

Skamja i detyron njerëzit të kryejnë edhe veprime për të cilat mund të pendohen më vonë.

Morali është një matës në ndërgjegjen e njeriut dhe një tregues i veprimeve të mira ose të këqija të pranueshme për ne.

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një prej lokaleve të Tiranës ditën e sotme.

Një banakiere lokali mbi 50 vjeç i ka lënë një shënim mbi banak pronarit të saj ku i shkruante se i duhej të largohej.

Ajo kishte 8 ditë që kishte nisur punë aty dhe kishte marrë 65 mijë lekë nga xhiroja ditore pasi e kishin lajmëruar se i ati ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gruaja e falënderon në letër pronarin e lokalit që i dha mundësinë të punonte për të dhe i jep lamtumirën.

Pronari ka shkruar:

Pershendetje , Ne nje lokal te astiri sot. Banakierja nje grua rreth 50 vjec i mori leket nga xhiro pa lejen time dhe pa patur asnje konflikt. U habita!”.
Se sa mund t’i takonin për 8 ditë pune, zotëria nuk na e bëri me dije, por si do e gjykonit ju veprimin e gruas dhe a do e bënit diçka të tillë nëse do të gjendeshit në një situatë të ngjashme,

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu