Banorët e Rahovecit bllolojnë fshatin e banuar me serb: Mos bëni fushatë këtu në Kosovë (FOTO)

Banorët e Rahovecit kanë bllokuar sërish hyrje-daljen në Hoçë të Madhe sot nga ora 7:30.

Bllokada këtë herë është bërë kundër fushatës zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq. Një autobus i organizuar pritej të nisej nga Hoça për në Leposaviq për të marr pjesë në fushatë, kurse banorët e kanë bllokuar sërish hyrjen. RahovecPress mëson se është ndaluar të kalojë vetëm autobusi, kurse banorët tjerë qarkullojnë lirshëm.

RahovecPress poashtu mëson se policia dhe banorët serb kanë kërkuar lirimin e rrugës për autobusin, por banorët po refuzojnë një gjë të tillë dhe protesta po vazhdon edhe në këto momente.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu