Banorët nga Karaçeva: Stop xhandarmerisë serbe, këto janë tokat tona

Stop xhandarmerisë serbe dhe kërkojmë të mos bëjnë provokime. Kështu ka thënë Fadil Kastrati nga fshati Karaçevë i cili bashkë me banorë tjerë protestuan kundër hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë, raporton arbresh.info.

“Serbia po pretendon te na merr tokat po bënë trysni. Ne sot i themi stop xhandarmerisë Serbe dhe mos të bëjë provokime”.

E Selver Lenjani kërkoj nga institucionet që të kthejnë kokën nga Karaçeva.

“Vazhdimisht po hyn xhandarmeria serbe që nga viti 2001 e deri me sot. Kërkojmë nga institucionet që te vinë në Karaçevë”.

Hyrja e xhandarmerisë serbe në këtë pjesë të Kosovës po bëhet më qellim për të na larguar nga shtëpitë tona tha, Ismajl Kastrati, banor i këtij fshati

“Sot po protestojmë. Armiku serb po ma bllokon me marrëveshje të Kumanovës. Këtë uzurpim Serbia e ka bërë me qellim për me i largu banorët shqiptar”.

Për të i dal në ndihmë dhe përkrahje banorëve erdhi edhe Gani Geci.

Geci Geci pati një kritik për Kuvendin e Kosovës.

“Unë isha edhe me herët këtu. Është ba një gabim ne marrëveshjen e Kumanovës. Instucionet tona janë jashtë këtij fshati. Kuvendi vend qe me i mbrojt këta banor ata ndajnë mjete për ti mbrojt disa individ qe ftohen nga Gjykata Speciale”.

Kujtojmë se tash e 20 vite këta banor kanë kërkuar që të ju bëhet një zgjedhje pasi këtë pjesë e menaxhon KFORI e jo Policia e Kosovës.

Xhandarmeria serbe ditë më parë ka hyrë në këtë fshat duke bërë që të ngritën shqetësime për sigurinë e banorëve


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu