Kanë ngelur edhe një muaj kur për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të zbres Barça Camp, kampi zyrtar i FC Barcelona, një prej klubeve më të lavdishme në historinë e futbollit botëror.
Kampi do të mbahet nga 11 deri më 15 qershor 2025, në Stadiumin e FC Shkupit, dhe do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët nga 6 deri në 18 vjeç, vajza dhe djem, pa asnjë dallim.
Për çdo informacion apo regjistrim kontaktoni tek linku këtu më poshtë:
https://barcaacademy.fcbarcelona.com/en/card/4236669/skopje-camp
Ky projekt sjell jo vetëm metodologjinë zyrtare të trajnimit të Barça Academy, por edhe një frymë të re edukimi përmes sportit, që do të ndikojë thellësisht te të rinjtë dhe komuniteti lokal.
Kampi organizohet në bashkëpunim me KFV Prishtina, një klub i njohur për fuqizimin e vajzave dhe përkushtimin ndaj zhvillimit gjithëpërfshirës të fëmijëve nëpërmjet sportit. Në qendër të këtij kapitulli të ri sportiv qëndron Nderim Nexhipi, një emër i madh në futbollin ballkanik, me përvojë ndërkombëtare si lojtar dhe tashmë si drejtues sportiv.