Barca ka 15 ditë në dispozicion që të transferojë një sulmues

Barcelona ka marrë dritën e gjelbër për të transferuar një sulmues si pasojë e lëndimit të Ousmane Dembele, mirëpo ka vetëm 15 ditë në dispozicion që të arrijë marrëveshje.

Blaugranët kanë bërë kërkesë tek autoritet e sportit që t’u japin leje për përforcimin e skuadrës dhe ia kanë arritur qëllimit. Rregullat në Spanjë lejojnë transferimet jashtë afateve kalimtare në raste emergjente, ndërsa Barca duket se i plotëson kushtet.

Lëndimi i Luis Suarez dhe Dembele ka bërë që klubi katalunas të mbetet vetëm me Lionel Messin dhe Antoine Griezmannin në fazën e sulmit.

Dembele nuk luan deri në fund të sezonit për shkak të ndërhyrjes kirurgjike, derisa talenti Ansu Fati është alternativa e vetme e dy sulmuesve të lartpërmendur.

Federata Spanjolle e Futbollit lejon transferimin e lojtarëve të lirë, apo atyre që lujnë në klubet e La Ligas. Ndërsa transferi i ri nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve.

Angel Rodriguez (Getafe), Lucas Perez (Alaves), Roger Marti (Levante) dhe Martin Braithwaite (Leganes) janë emrat që janë lidhur me Barcelonën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu