Barça sfidon Real për sulmuesin e Man United

Barcelona i është bashkuar Real Madridit në garën për firmën e sulmuesit të Manchester United Marcus Rashford.

The Sun ka zbuluar gjatë vitit të kaluar se Real kërkonte shërbimet e yllit anglez.

Tani, sipas Mundo Deportivo, Barça gjithashtu e ka identifikuar si një blerje potenciale.

Drejtuesit e Barça-s janë tifozë të mëdhenj të sulmuesit 21-vjeçar, i cili ka shënuar nëntë gola në Premier League këtë sezon.

Megjithatë, ata kanë frikë se Rashford do të kushtojë mbi 100 milionë euro teksa nuk ka klauzolë lirimi.

Mesa duket e vetmja mënyrë për të blerë sulmuesin është vetëm nëse bisedimet e rinovimit me klubin e Old Trafford do të dështonin.

Rashford ishte gati të fliste me Real Madrid gjatë nëntorit të kaluar pasi nuk ishte pjesë e skuadrës së Jose Mourinho-s.

Megjithatë, nën drejtimin e Solskjaer, ai është kthyer në një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu